Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Toca Hair Salon 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Toca Hair Salon 2 vjen në App Store me shumë stile të reja të cilat mund ti aplikoni tek klientët e sallonit tuaj të bukurisë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


- Mayhem, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Mayhem është një lojë ku ju do të ndihmoni personazhin të bëhet njeriu numër 1 në qytetin e tij. Loja ambjentohet në vitet 2027 ku shumë parashikohet që çdo qytet të ketë një drejtues i cili e mbizotëron atë. Ja vlen ta provoni!


- Jelly 8, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Jelly 8 është një program i cili përbëhet nga 8 lojëra argëtuese dhe plot ngjyra për fëmijët. Nëpërmjet këtij programi ato do të mësojnë shumë dhe gjithashtu do të argëtohen pa fund. Ja vlen ta merrni.


- Gloomlogue, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gloomlogue është një program për modifikimin e fotove. Ai ju vë në dispozicion disa efekte mjaft profesionale që do ti japin fotove tuaja një prekje artistike të cilat më pas mund ti publikoni në rrjetet social.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment