Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- AirTycoon Online 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AirTycoon Online 2 është një lojë mjaft e bukur ku ju mund të luani në rolin e një piloti avionësh. Gjatë lojës do të keni mundësi të drejtoni avinë pasagjerës në një ambjent me të vërtetë pranë realitetit. Nëse jeni të apasionuar pas avionëve atëher ja vlen ta merrni këtë lojë.


Findit: 200 Pictures, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Findt it është një lojë me temë kuic ku qëllimi do të jetë të gjeni 5 ndryshimet nga dy fotot e shfaqura të cilat duken të njëjta në pamje të parë. Gjatë lojës ofrohen me qindra foto të ndryshme ku kërkohet të gjeni ndryshimet në 20 sekonda. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Air-Photos, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Air-Photos është një browser për fotot i bazuar tek rrjeti Wi-Fi. Ju lejon të shikoni fotot tuaja në kompjuter, pa pasur nevojë t'i sinkronizoni ato me anë të programit iTunes.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Reflection, nga 1.99€, falas. /iPhone
Reflection është një program për modifikimin e fotove. Ai do t'ju japë mundësinë ti aplikoni fotove tuaja efektin e reflektimit mbi ujë, në mënyrë mjaft profesionale. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment