Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Slingshot Puzzle, nga 1.79€. falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku detyra juaj do të jetë lëshimi i sferës nëpërmjet mekanizmit Slingshot me qëllim që ai të përfundojë në vëndin e duhur. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën tuaj të lirë.


- Folded Flyer, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Folded Flyer është një lojë ku ju do të drejtoni një aeroplan prej letre në ambjente të cilat shfaqin rreziqe të ndryshme. Ju duhet ti evitoni ato dhe të dërgoni aeroplanin në destinacion. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Fort Defenders 7 Seas, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fort Defenders është një lojë mjaft e bukur me aventurë në të cilën ju do të lundroni 7 detet me ekipin tuaj pirat. Kini kujdes sepse do të përballeni me armiq që vijnë nga deti edhe toka. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


EverFont PRO, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EventFont Pro është një program në të cilin do të gjeni informacione edhe modele të ndryshme shkrimesh të cilat mund ti përdorini më pas kudo, në stilimet e dokumentave dhe jo vetëm.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment