Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Reckless Racing 3, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Reckless Racing 3 është një lojë me gara me makina ku ju duhet të bëni të pamundurën të dilni fitimtar. E vlerësuar si një nga lojërat më të bukura në kategorinë e saj, do të keni mundësi që gjatë garave të përmirësoni makinën derisa të bëheni kampioni numër 1. Ja vlen ta merrni.


Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


MasterFX HD, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
MasterFX është një program që i dedikohet personave që janë të apasionuar pas fotografisë dhe jo vetëm. Nëpërmjet këtij programi mund të krijoni fotografi fantastike në mënyrë mjaft të thjeshtë dhe intuitive. Ja vlen ta provoni.


Wireless Drive PRO, nga 2.69€, falas /iPhone
Wireless Drive PRO është një aplikacion mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të përdorni iPhone si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe mund të merrni ose të dërgoni file duke u lidhur me rrjetin WiFi në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë.


SquirrelWarz, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojue ju duhet të ndihmoni një koloni ketrash të mbrojnë shtëpitë tyre në pemë nga armiku numër një i tyre, dhelpra. Duhet të mblidhni ushqime dhe të gjitha elementet e nevojshëm për të mbijetuar sa më gjatë.


- Minimal Maze, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Minimal Maze është një lojë mjaft e bukur me temë kuic, e vlerësuar si një nga lojërat më bukura në App Store përsa i përket kësaj kategorie. Qëllimi i juaj, nëse jeni bllokuar në një labirinth, është vetëm të gjeni rrugëdaljen sa më shpejt të jetë e mundur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e thjeshtë .

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment