Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

PhotoTangler Collage Maker, nga 1.59€, falas. /iPhone
Ky aplikacion na lejon të krijojmë në mënyrë shumë të thjeshtë kolazhe me fotografitë që kemi ruajtur në iPhone. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


The Lost Ship, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Lost Ship është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të zgjidhni të gjitha enigmat e ishullit ku jeni burgosur nga piratët e detit. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë ti zgjidhni dhe kjo do të kërkojë të gjithë përqëndrimin tuaj. Ja vlen ta provoni.


Pig Shot, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Pig Shot është një lojë që krijon vartësi dhe ajo që duhet të bëni është të lëshoni me një kërrabë, një derrkuc. Duhet ti jepni forcën e duhur e ta lëshoni sa më lart të mundeni. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të dalin pengesa të ndryshme kështu që duhet të perfeksiononi nishanin. Në qoftë se gjatë lëshimit kapni lulelakrat do të fitoni shpejtësi dhe derrkucio do të fluturojë më larg.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment