Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Whobert's Path, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Whobert's Path është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni personazhin e lojës të gjej identitetin e tij duke zbuluar ishuj të magjishëm në lundrime plot aventura. Ai ka humbur kujtesën dhe kthimi në vëndet që gjeni në hartë, do t'ja rikthejë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Glow Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Glow Puzzle është një lojë me temë kuic ku ju duhet të lidhni të gjitha linjat me pikat që loja vë në dispozicion. Është një lojë që do t'ju bëjë përvete edhe sigurisht një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Skill Game, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Skill Game është një lojë me temë kuic edhe mjaft e sukseshme në App Store. Qëllimi i lojës është të kombinoni numrat sipas rregullave të përcaktura edhe në një kohë mjaft të shpejtë, përpara të gjithë kundërshtarëve. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Dino Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dino Rush është një lojë mjat e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni një dinosaur të vogël të mbijetojë nga kurthet e vëndeve që ai po eksploron. Mbi 2.5 milion përdorues kanë shkarkuar këtë lojë e cila po bën shumë sukses në App Store.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment