Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rayman Classic, nga 4.79€, falas. /iPhone
Rayman Classic vjen në App Store me rastin e 20-vjetorit të krijimit të versionit të parë. Ubisoft, kompania krijuese ka vendosur ta sjellë këtë lojë në iOS ashtu siç ajo u prezantua vite më parë dhe ju mund ta shkarkoni falas për një peridhë të limituar.


- Gears, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Gears është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një sferë e cila duhet të kalojë nga një ingranazh në tjetrën. Loja është mjaft e vlerësuar në App Store dhe sjell një mënyrë argëtimi të pakrahasueshëm në iDevice. Ja vlen ta merrni atë.


iOverwrite, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iOverwrite është një program i cili do të shkruaj të dhëna të cilat do të mbishkruajnë file-et e fundit të fshira nga ju. Në këtë mënyrë nëse dikush tenton të rekuperojë të dhënat që keni fshirë, ai nuk do të arrij ti marrë ato nëse keni aplikuar funksionin e programit në fjalë. Sot mund ta merrni falas atë.


Cut The Buttons, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të prisni kopsat e veshjeve. Cut The Buttons është një lojë mjaft relaksuese por që kërkon shpejtësi tek lëvizja e gishtave sepse duhet të përdorni një gërshërë sa më shpejt të mundeni për të preë sa më shumë kopsa dhe ato që duhen përndryshe nivele nuk do të mbarojë me sukses. Ja vlen ta provoni.


- Qmoji, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Qmoji është një program mjaft i veçantë dhe i dobishëm i cili do të shtojë ikona që shprehin emocione në tastierën e iOS. Ato do të shfaqen në çdo program, pra nuk shfaqet vetëm në programe të caktuara por kudo ku do të keni nevojë të shkruani nëpërmjet tastierës. Ja vlen ta merrni.


Garfield's Escape, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë do të luani në rolin e maçokut Garfild i cili do ti duhet të kalojë pengesat që i kanë vendosur në shtëpinë ku ai jeton. Me kalimin e misioneve pengesat do të bëhen edhe më të vështira kështuqë do t'ju duhet të kini akoma më shumë kujdes. Ja vlen ta provoni!


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment