Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


- Studio Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player është një program i cili do të sjell në iDevice një program për të dëgjuar muzikë në mënyrë mjaft të thjeshtë por duke i aplikuar pjesëve muzikore efekte të ndryshme audio. Pra ai ju ofron një panel dixhital miksimi. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Build a lot 4: Power Source, nga 2.79€, falas. /iPhone
Build a lot është një lojë me temë strategji ku qëllimi juaj do të jetë ndërtimi i qytetit ku ju do të punoni për ti sjellë atij energjinë elektrike nëpërmjet burimeve të pashtershme si dielli apo era. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment