Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Starlight: Explore the stars, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Starlight është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas astrologjisë. Programi do t'ju shpjegojë të gjitha figurat që yjet krijojnë në qiell natën, duke përdorur edhe sensorët që iDevice integron. Ja vlen ta merrni këtë program.


Z-Drums Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësin në stimulojmë instrumentin e baterisë në iPhone ose iPad dhe duke prekur mbi ekranin e këtyre të fundit mund të krijojmë tingullin e çdo pjese të këtij instrumenti muzikor. Pra në qoftë se jeni të apasionuar të këtij instrumenti ja vlen ta shkarkoni dhe ta provoni këtë program.

- Chameleon Run, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Chameleon Run është një lojue mjaft e bukur në të cilën do të ndihmoni personazhin e lojës të kalojë të gjitha pengesat gjë do të tentojnë të ndalojnë vrapin e tij. Kini kujdese sepse çdo nivel bëhet më i vështirë dhe kërkon përqëndrim të plotë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment