Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Widget Weather, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Widget Weather është një program i dobishëm i cili do t'ju japë në kohë reale, informacione mbi motin, në qytetin ku jetoni. Ndryshe nga programet e tjerë, ai shfaqet si një widget dhe si pasojë mund të arrini tek informacionet e tij vetëm me pak klik.


Toca Life: School, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Toca Life është një lojë mjaft e bukur për fëmijë ku ato do të mësojnë të socializohen në ambjentet e shkollës së re që sapo kanë nisur. Nëpërmjet lojërave të ndryshme ato do të mësojnë se si të qëndrojnë në klasë apo të luajnë në orët e aktivitetit fizik. Ja vlen ta merrni


- TEDiSUB, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
TEDiSUB është një program i cili ju sjell lajme nga e gjithë bota në lidhje me teknologjinë. Ju jep gjithashtu mundësinë të filtroni lajmet sipas kategorisë së dëshiruar. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment