Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ninja Slash! Runner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ninja Slash Runner është një lojë me aventurë në të cilën duhet të ndihmoni një ninja të vendosë rregull në një botë plot kaos. Duke vënë në provë reflekset tuaja, loja ofron një mënyrë për tu zbavitur , unike.


Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Forever Lost: Episode 3, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Forever Lost është një lojë me temë enigmë ku detyra juaj do të jetë të zbuloni të gjitha sekretet e një spitali të harruar i cili është përdorur gjithashtu edhe si një laborator ku njerëzit njerëzit ishin kavjet. Duke u nisur nga këtu, duhet të eksploroni çdo detaj për të arritur tek e vërteta.


Boombercat, nga 3,79€, falas. /iPhone, iPad
Boombercat është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të mposhtë kërrcënimin e botës së tij, Zuka. Kini kujdes sepse për të arritur tek krijesat Zuka, ai duhet të kalojë shumë pengesa. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment