Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

God Of Blades, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Good of Blades është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luftoni me kundërshtarin në 2 luftim dhe jo vetëm. Pra do të keni mundësinë të luani edhe në aksion në një ambjent të mbuluar nga misteri dhe forca aliene. Ja vlen ta provoni.


- ProRummy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ProRummy është një lojë klasike me letra fati në të cilën ju do të luani me miqtë tuaj online ose me kundërshtarë me të vërtetë të pamposhtur. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


TranslateSafari, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TranslateSafari është një program i cili integrohet me browser-in Safari të iOS dhe do t'ju ofrojë funksionin e përkthimit dhe leximit me audio të një faqe interneti. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Instaflash, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment