Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

iMySystem, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na tregon disa informacione për iDevice-in që po përdorim. Mund të marrim informacion në lidhje me sistemin, në lidhje me memorien fikse dhe atë dinamike, me baterinë dhe shumë informacione të tjera në lidhje me proçeset që ekzekutohen nga sistemi operativ.




Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


- Zombie Runner Game 3D Full, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zombie Runner është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë botën nga pushtimi i njerëzve gjysëm të vdekur të cilët po e kthejnë botën në një gërrmadhë të vërtetë. Vrisni sa më shumë dhe do të fitoni monedha për të blerë armë akoma më efikase. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


8bitwar: Necropolis, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment