Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Data Widget, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Widget është një program mjaft i dobishëm i cili do t'u tregojë një idikator në lidhje me të dhënat totale të harxhuara nga paketa juaj e internetit që keni blerë nga kompania telefonike. Programi nuk kërkon lidhje me internet, nuk konsumon baterinë si edhe është mjaft i thjeshtë për tu përdorur.


SatFinder Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
SatFinder Pro është një tjetër program mjaft interesant i cili na ndihmon të gjejmë frekuencat e transmetimit satelitor duke na sinjalizuar në horizont pozicionin në të cilin duhet të drejtojmë satelitin për të marrë kanalet televizive të cilat transmetojnë në atë frekuencë.


City 70s80s90s, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program do t'ju japë mundësinë të keni në iDevice, një listë me radio nga  e gjithë bota të cilat transmetojnë muzikë të viteve 70', 80' dhe 90'. Nëse ju pëlqen muzika e krijuar në këto vite atëherë ky  program është i duhur për të shoqëruar udhëtimet tuaja.


- MarginNote Pro, nga 7.79€, falas. /iPhone, iPad
MarginNote Pro është një program profesional i cili i dedikohet të gjithë kategorive të personave si përshëmbull student apo inxhinier. Nëpërmjet tij ju mund të nënvizoni dokumentë dhe ti organizoni seksionet e nënvizuara në strukturë llogjike si MindMaping. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment