Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Fretboard Hero, nga 0.89€, falas. /iPhone
Fretboard Hero është një program edukativ muzikor i cili do t'ju ndihmojë në hapat e para të mësimit të kitarrës. Nëpërmjet kuiceve muzikore do të keni mundësinë të mësoni notat muzikore dhe ti memorizoni sa më mirë. Ja vlen ta merrni këtë program nëse kitarra është pasioni juaj.


Trace Route, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trace Route është program i cili na lejon të monitorojmë rrugën virtuale që ndjek një paketë interneti për tek host-i final.  Rruga përshkruhet me grafikë dhe  animime intuitive. Për të interesuarit në lidhje me këtë program mund t'ju themi që rruga llogaritet me një algoritëm asincron të shpejtë që anash kalon problemet e një nyjeje në rrjet, për të arritur tek host-i final.


Flight Unlimited 2K16, nga 3.99€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një piloti avionësh të vërtetë. Loja është ndërtuar mbi një grafikë mjaft të bukur ku stimulohet çdo detaj i avionëve më të famshëm në botë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Data Manager Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Data Manager Pro është një program i cili do të monitorojë të dhënat që hyjnë dhe dalin në iDevice-in tuaj nga rrjeti i Internet. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe është një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll ofertat për Internet që ju bëni me kompaninë telefonike.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment