Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Active Voice, nga 9,99€, falas /iPhone
Ktheni në çast fjalët tuaja në tekst. Aplikacioni mbështet plotësisht 35 gjuhë të ndryshme. Nuk keni nevojë të shkruani më. Mjafton vetëm të flisni dhe "Active Voice" do të shkruajë për ju.


- Brick Stacker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Brick Stacker është një lojë e bukur por dhe e thjeshtë për tu mësuar. Për të mbaruar një mision, duhet vetëm të vendosni blloqet mbi njëra tjetrin në mënyrën e duhu. Nëse kërkoni një lojë pa shumë impenjime, atëherë Brick Stacker është ajo që bën për ju.


The Great Jitters: Pudding Panic, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Një buding i zënë në kurth në një shtëpi të magjishme. Gjeni rrugën e saktë për ta dërguar drejt daljes nëpërmjet disa labirinteve. Por kujdes! Disa përbindësh të rrezikshëm do ju pengojnë gjatë rrugës. Përballuni me shtrigat duke përdorur armët që keni në dispozicion. Mblidhni monedhat për të mbushur armët dhe pikat e valerianës për të qetësuar mikun tuaj.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment