Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Gun Building II, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Gun Building II është një lojë në të cilën ju do të ndërtoni armën tuaj vdekjeprurëse dhe më pas mund ta testoni atë në misione të vërteta. Me pak fantazi mund të ndërtoni dhe të argëtoheni duke shfrytëzuar të gjitha pjesët e armëve që loja vë në dispozicioni.


Vocolo: The Professional Kazoo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Vocolo është një program muzikor i cili sjell në iDevice instrumentin e Kazoo në iDevice. Me pak fantazi ju mund ti jepni zërit tuaj një efekt audio mjaft profesional, dhe më pas ta ruani atë në iDevice. 


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment