Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

MyBrushes Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky program na lejon të pikturojmë me shumë stile ose të mësojmë stilet e pikturës me penel, me dorë, me ujë dhe shumë të tjera, në mënyrë shumë të thjeshtë dhe realiste. Tjetër funksion interesant është mundësia për të modifikuar fotografitë që keni në Galerinë e Fotove të iOS dhe publikimi i tyre në rrjetet sociale.




- Temple Raider, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Temple Raider është një lojë lojë me temë kuic në të cilën do të argëtoheni duke zbuluar sekretet e një  tempulli të braktisur me shekuj. Nëse kërkoni një lojë e cila vë në lëvizje mëndie, atëherë ja vlen ta merrni.


Black SMS, nga 0,99€, falas /iPhone
Black Sms është një program mjaft i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani mesazhet duke i aplikuar atyre një fjalëkalim nëse dëshironi ti lexoni më pas. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Tongoo, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Tongoo është një lojë ku mund të argëtoheni duke nisur një udhëtim nga toka dhe duke flutuar drejt hapësirës. Kini kujdes sepse gjatë udhëtimin do t'ju duhet të shmangni shumë pengesa. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment