Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Oldbooth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad një editor fotografishë i cili i aplikon fotove që bëni në profil, efekte grafike mjaft qesharake por profesionale. Foto juaj do të duket mjaft origjinale dhe sigurisht kjo varet nga aftësia juaj për ta përpunuar. Ja vlen ta keni këtë program.


- Gravity Orange 2, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gravity Orange është një lojë në të cilën do t'ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të kapë të gjitha yjet dhe më pas të mbarojë nivelin duke kaluar nëpërmjet një dritareje që ndodhet gjithmonë në ekran. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Static Motion, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Static Motion është një lojë në të cilën duhet të shkatërroni të gjitha objektet armike duke prekur ekranin me shkathtësi. Loja është mjaft e thjeshtë por duhet shumë kujdes edhe shpejtësi për të kaluar në nivelin tjetër.



Compass++ Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass++ Pro është një program i cili sjell në iDevice funksionin e busullës duke shfrytëzuar sensorin që integrohet nga këto pajisje. Për më tepër do të keni mundësi të zgjidhni midis shumë temave grafike. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment