Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- iMetaPhoto, nga 1.79€, falas. /iPhone
iMetaPhoto është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të menaxhoni informacione të ndryshme të një foto-je, si përshëmbull emrin e file-it. Nëse doni që file-et në iDevice-in tuaj të jetë të rregullta atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


FX Photo Studionga 0,99€, falas /iPhone,
Fx Photo Studio është një aplikacion mjaft interesant që ju lejon të modifikoni fotot tuaja me efekte nga më të ndryshmet, dhe vetëm sot mund ta shkarkoni falas. Me këtë aplikacion ju mund të rregulloni ngjyrat e fotove tuaja. Falë FX Photo Studio ju mund edhe te shkruani ne fotografine tuaj.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment