Në YouTube është publikuar një video mjaft e detajuar që krahason shpejtësinë e karikimit të iPhone me një ushqyes standart 5W dhe një ushqyes 12W për iPad. Jemi të sigurtë, që shumë nga ju ka në shtëpi edhe një iPad, dhe e keni provuar të paktën një herë të karikoni iPhone-in tuaj me një karikues 12W që e përdorni normalisht për iPad-in tuaj.

Ky karikues është më i fuqishëm dhe e karikon një iPhone më shpejt, por cila është diferenca? Siç mund ta shikoni edhe nga videoja e mëposhtme, karikimi i iPhone me një ushqyes për iPad nuk përbën asnjë lloj problemi, por shpejtësia e karikimit nuk bën shumë dallim: vetëm +5%.


Praktikisht, nëse përdorni një ushqyes 12W, do të kurseni shumë pak kohë në krahasim me atë standart për iPhone. Duke përdorur një iPhone 6s, karikimi nëpëmjet një ushqyesi 12W është arritur vetëm 13 minuta më shpejt se ai me një ushqyes 5W. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment