98% e përdorueve të iPhone e ka përdorur asistentin Siri të paktën një herë, por përqindja e përdorimit në publik është shumë e vogël. Përdoruesit kanë turp kur e përdorin asistentin vokal në publik. Ky është rezultati i një studimi të bërë për asistentët më të përdorur si Siri, OK Google dhe Cortana i Microsoft.

Sipas sodazhit të Creative Strategies 98% e përdoruesve iPhone e ka përdorur të paktën një herë asistentin Siri, 96% për OK Google nga përdoruesit Android, por përqindja bie në publik. Për Siri, 70% e përdorueve pohon se e përdor shumë rrallë, vetëm ndonjë herë, 62% për OK Google: këtu mungojnë të dhënat për Cortana për shkak të numrit të pamjaftueshëm të përdoruesve, rreth 500 në total.

Në përgjithësi përdoruesit deklarojnë se e përdorin asistentin vokal në shtëpi, me një përqindje rreth 39% që rritet deri në 51% në makinë, kjo pasi ndodhen vetëm. 1.3% e përdor atë në zyrë dhe 6% në publik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment