Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas teknologjisë. Siç ju njoftuam nëpërmjet këtij artikulli, Apple prezantoi para pak ditësh versionin e ri të serisë Mac Book dhe një ndër risitë është ekrani me prekje për të aktivizuar funksione të sistemit operativ, në mënyrë të shpjetë, ose i ashtu quajturi TouchBar.

Ky ekran dixhital është i vendosur mbi rrjeshtin e numrave të tastierës  dhe qëllimi kryesor i tij është të thjeshtojë ndjeshëm punën tuaj duket ruajtur në memorie shumë funksione të sistemit operativ ose programeve të ndryshme, të cilat mund ti aktivizoni vetëm duke prekur mbi ikonën e duhur. Pra një funksion që me siguri do ti lehtësonte shumë punë të gjithëve.

Ekspertët e kanë vlerësuar këtë teknologji pozitivisht edhe janë të bindur se funksionet që ekrani dixhital kryen, kontrollohen nga një chip fizik dhe një sistem operativ të quajtur eOS (supozohet embeddedOS), të cilët janë versione të thjeshtëzuara të watchOS dhe chipit S1 që gjejmë në Apple Watch.

Konkretisht sistemi operativ quhet eOS dhe chip-i i cili realizon funksionet, T1. Integrimi i një mini sistemi operativ për të kryer funksionet e TouchBar mund të jetë një shenjë që në të ardhmen kjo teknologji do të sjellë funksione të tjera të avancuara dhe pse jo zëvëndësimin e tastjerës fizike të MacBook me një ekran dixhital.

Tjetër hipotezë e kombinimit të chip-it T1 dhe eOS është aspekti i sigurisë pasi ekspertët mendojë se chip-i T1 është porta e sigurisë midis sistemit operativ të Mac dhe sensorit TouchID. Ky kombinim quhet "factory-paired" ose, kombinin nga fabrika në kopje, që do të thotë se nëse tentojmë të zëvëndësojmë chip-in T1 me një tjetër ose sensorin TouchID pa zëvëndësuar të anasjelltin më atë të përcaktuar nga fabrika, atëherë sistemi nuk funksionon.

Supozohet se eOS kërkon një hapërsirë prej 25 MB për tu instaluar dhe me siguri nuk ndodhet në diskun kryesor të Mac Book por pikërisht në chip-in T1 i cili duhet të jetë indipendent nga proçesori kryesor i produktit. Në fund mund të themi se Apple ka sjellë një risi jo vetëm përsa i përket funksioneve që përdoruesi final merr nga një Mac Book por dhe një risi të vërtetë në teknologji.

Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm sepse do t'ju sjellim informacione të tjera në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment