Kompania Sharp, prodhuesi zyrëtar i ekraneve të iPhone dhe jo vetëm ka sjellë një lajm i cili konfirmon faktin që iPhone i ardhshëm do të ketë një ekran me teknologjinë OLED. Konfirmimi gjysëm zyrëtar vjen nga një universitet i Taivanit, ku ceo i kompanisë ka deklaruar se iPhone i ardhshëm do të shfrytëzojë pikërisht teknologjinë në fjalë.

 Kujtojmë që teknologjia OLED (Organic Light-Emmiting Diode) është pasardhësi i teknologjisë LED në të cilën emetimi i dritës bëhet nëpërmjet materialit organik dhe në sajë të lëvizje së eleketroneve në të. Materiali organik transmetues ndodhet midis 2 piastrave që luajnë rolin e elektrodave ku me siguri njëra nga ato është transparente.

Teknologjia OLED lejon gjithashtu ndërtimin e ekraneve të lakuar dhe ndoshta kjo mund të sjellë një ulje të prishjes së ekranit nga deformimet e mundshme nëse mbi të aplikohet forcë. Në artikujt e mëtejshëm do t'ju sjellim më tepër informacione në lidhje me komponentë të tjerë të iPhone-it të ardhshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment