Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant të publikuar në faqe e portalit MacRumors në lidhje me butonin Home të iPhone 7. Një nga autorët e këtij portali ka patur një problem me këtë pjesë të iPhone 7 dhe si pasojë ka zbuluar një funksion interesant të iOS kur butoni Home nuk funksionon.

Nëse butoni Home në iPhone 7 do të dalë jasht funksionin për ndonjë arsye, iOS do t'ju njoftojë me një mesazh në të cilin shkruhet:
"Butoni Home mund të ketë nevojë për servis. Ndërkohë mund të përdorni butonin që shfaqet në ekran"

Ekspertët mendojnë se ky njoftim vjen si pasojë e mos funksionimit të teknologjisë Taptic e cila realizon funksionin e Force Touch. Inxhinierët e Apple kanë menduar ti vijnë në ndihmë përdoruesit edhe nëse ndodhet në këtë situatë duke i lejuar ato të kenë të njëjtin funksion duke përdorur butonin Home dixhital që realizohet nga sistemi operativ.

Akoma nuk është e qartë pse ka ndodhur ky problem por me siguri iPhone në fjalë do të ketë ndonjë difekt nga fabrika dhe që me siguri mund ta zgjidhin vetëm në servisin zyrëtar të Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment