Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant i cili është publikuar në portalin Mac Rumors dhe ka si qëllim që të bindë të gjithë ata persona se një Mac nuk kushton më shumë se sa një PC nëse llogarisim kostot e mirëmbajtjes. Pikërisht për arsye, argumenti është kompania IBM e cila që nga viti 2015 i ofron punonjësve mundësinë për të zgjedhur një MAC ose një PC.

Siç mund të imagjinonin, vitin e parë IBM bleu rreth 30.000 Mac nga Apple duke u bërë kështu blerësi më i madh i këtij produkti, por këtë vit shifrat arritën në 90.000 njësi të blera. Të parët që ndjenë ndryshimin janë punonjësit e sektorit të IT të cilën sjellin dhe statistika në lidhje me kursimet që kompania ka marrë nga një Mac.

Sipas drejtuesve të IBM, një MAC i ka kushtuar në total, rreth 543$ më lirë se sa një PC dhe kjo shifër është me të vërtetë mjaft domethënëse për kompaninë. Edhe pse kosto fillestare e një MAC është më e lartë se një PC, kursimet kanë ardhur nga numri i vogël i  problemeve që shfaqen në një MAC. Stafi i IT të IBM shprehet duke thënë se telefonata për suport nga punonjësit janë reduktuar ndjeshëm po ashtu edhe kostot e riparimit për njësi.

Për Apple kjo është një arritje mjaft e madhe sepse të kesh klient IBM është me të vërtetë mjaft fitim prurëse. Kujtojmë Apple do të prezantojë në datë 27 Tetor versionet e reja të produkteve MAC ku pritet që Macbook Pro të jetë argumenti kryesor i eventit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , , , ,

0 komente:

Post a Comment