Është i disponueshëm në App Store, Gear.Club, një lojë garash plot adrenalinë. Në këtë lojë do të keni në dispozicion disa opsione të ndryshme, shumë personalizime, organe transmetimi, pjesë këmbimi, aerodinamikë dhe skema të ndryshme kontrolli.

Do të eksploroni ambiente dhe pista marramëndëse. Mund të sfidoni miqtë tuaj gjatë kampionatit, të personalizoni automjetet ne ofiçinë, ku mund të projektoni edhe pjesë speciale. Natyrisht nuk do të mungojnë mundësitë për të zgjedhur automjetet.


Loja peshon rreth 1.53GB dhe kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. Nëse jeni të interesuar, loja Gear.Club është e disponueshme falas në App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment