WhatsApp është një nga aplikacionet më popullore në planet të komunikimit e ndryshimi edhe më i vogël përbën lajm. Por ky nuk është një ndryshim i vogël. Përkundrazi është shumë i rëndësishëm. WhatsApp po lançon komunikimin me video në aplikacionin Android por jo të gjithë do ta kenë këtë shans ta provojnë menjëherë.

Kjo veçori madhore do të jenë e disponueshme në versionet beta të aplikacionit e përsëri duhet të prisni sepse edhe marrësi i video thirrjes duhet të ketë versionin më të fundit beta.

Megjithatë do të keni mundësi të shikoni ndërfaqen e video thirrjeve pavarësisht nëse kjo e fundit realizohet apo jo. Kur klikoni butonin e thirrjes do tu shfaqen dy opsione: thirrje me zë dhe video. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment