Sipas portalit Bloomberg, Apple nuk ka braktisur projektin e ndërtimin e makinës që sipas ekspertëve do të jetë një inovacion i vërtetë në këtë treg. Për të këtë arsye, në Kanada janë punësuar disa inxhinierë të degës informatikë të cilë kanë një eksperiencë të madhe në ndërtimin e sistemeve operative sepse të gjithë kanë qënë të punësuar tek BlackBerry.

Në laboratoret e kësaj dege po punohet për të sjellë një sistem operativ që do të jetë përshtatur vetëm për Apple Car, ashtu siç u ndërtua iOS për SmartPhone. Nga ana tjetër flitet se Apple i ka vendosur inxhinierëve një limit kohor për të sjellë versionin e parë, i cili është fundi i vitit 2017. Përsa i përket pjesës tjetër të këtij projekti, mendohet se Apple ka ngadalsuar hapat për aryse të cilat nuk dihen. Gjithashtu janë të paqarta edhe modulet e tjera të këtij projekti i cili zyrëtarisht nuk njihet akoma nga kompania. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment