Apple sapo ka lëshuar zyrtarisht iOS 10.1 që zgjidh problemet kryesore të iOS 10. Nga risitë kryesore të iOS 10.1 kemi edhe funksionin "Portrait" që u njoftua nga Apple gjatë prezantimit të iPhone 7. Ky funksion lejon fokusimin e imazheve me një subjekt të evidentuar dhe sfond në hije.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm për iPhone 7 Plus që është i pajisur me fotokamera të dyfishtë. Ky përditësim ofron edhe një listë të gjatë problemesh dhe përmirësime të ndryshme të iOS 10. Janë bërë edhe disa modifikime në aplikacionin e mesazheve. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment