Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Power Hover, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Power Hover është një lojë në të cilën ju do të shfrytëzoni gravitetin për tu hedhur sa më lart kur të përballeni me pengesat. Për të kaluar 30 nivelet e ndryshme do t'ju duhet të shfaqni të gjitha aftësitë drejtuese të hover-it fluturues, në çdo situatë.


- Pacific: Powerful Location Information, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pacific është një program i cili ju jep mundësinë të shtoni në Qëndrën e Njoftimeve një ose me shumë Widget të cilët do të shfaqin informacione të detajuara në lidhje me pozicionin aktual ku ndodheni. Ja vlen ta merrni këtë program.


Angle Meter Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Me këtë program ju mund të masni çdo kënd që formon çdo objekt me horizontalen. Programi shfrytëzon sensorin e përafërsisë që iPhone integron ose mund të masni kënde në distancë duke shfrytëzuar fotokamerën e iPhone. Në qoftë se dëshironi mund të ruan matjet në iPhone.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment