Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Finding Gnomes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Finding Gnomes është me temë kuic ku ju duhet të gjeni të gjitha sekretet për të rikthyer krijesat përrralore. Loja përbëhet nga shumë enigma të cilat pasi zgjidhen do t'ju mundësojnë të gjeni çdo krijesë derisa të plotësohen të gjithë në mënyrë që të ndihmojnë mikun tuaj i cili ka shumë nevojë për ato.


- Warcher Defender, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Warcher Defender është një lojë në të cilën ju duhet të ndihmoni një luftëtar të moposhtë me harkun e tij krijesat e poseduara nga forca të mbinatyrshme që duan të vjedhin gurët e çmuar nga fortesa. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik në stilin e vjetër. Ja vlen ta merrni atë.


Mos SpeedRun 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mos SpeedRun 2 është një lojë me aventurë ku ju duhet të ndihmoni personazhin e lojë, Mos, të eksplorojë botën ku ai jeton duke kaluar të gjitha pengesat që i shfaqen. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


VR Space: The Last Mission, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
VR Space është një lojë mjaf e bukur në të cilën cilën duhet të drejtoni një anije kozime që lufton kundra alienëve. Ju jeni e vetmja shpresë e njerëzimit dhe duhet ti rrezistoni sulmeve armike. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment