Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

SuperShare, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Ky program na lejon të përdorim iPhone ose iPad si një server nga ku të gjitha pajisjet që lidhen me iPhone ose iPad, në fjalë, mund të shkarkojnë foto, video e dokumenta të tjerër. Pra ky program e transformon iPhone në një server multimedial.


- Build and Play 3D: Planes Special Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Build and Play është një lojë mjaft e bukur me temë aventurë në të cilën fëmijët do të mësojnë të ndërtojnë aeroplanë të cilët duhet të fuluturojnë sa më lart. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Photo Guard, nga 4.49€, falas. /iPhone
Photo Guard është një program mjaft i dobishëm i cili do të na lejojë ti vendosim një sistem sigurie galerisë së fotove në iOS. Pasi kemi zgjedhur fjalë kalimin që duhet të përdorim për të hyrë në galerinë e fotove programi do ta kërkojë këtë fjalë kalimi sa her që duam të konsultojmë këtë galeri. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj këtë program.


Black SMS, nga 0,99€, falas /iPhone
Black Sms është një program mjaft i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani mesazhet duke i aplikuar atyre një fjalëkalim nëse dëshironi ti lexoni më pas. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment