Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Clear Translation, nga 1.79€, falas. /iPhone
Clear Translation është një program i cili ju jep mundësinë të përktheni text ose audio nga një gjuhë në një tjetër. Nëse po kërkoni të përmirësoni të folurën në një gjuhë tjetër atëherë ja vlen ta merrni këtë program.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta provoni këtë program.


Retro Formula, nga 1.79€, falas. /iPhone
Retro Formula është një lojë mjaft e bukur vetëm në bardh e zi, ku ju duhet të garoni me makinën tuaj  edhe të fitoni sa më shumë gara. Loja është ndërtuar mbi një grafikë e cila kujtojnë lojën Tetris edhe makinat janë ndërtuar nga kube me ngjyrë të zezë. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment