Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Pentis Flat, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pentis Flat është një lojë me temë kuic ku ju duhet të bllokoni të gjithë figurat ku shfaqet një qen, duke vendorus kuadratët që përmbajnë pjesë gardhesh në mënyrë që të formohet një i tillë dhe figura e qenit të ndodhet brënda tij. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


iMySystem, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na tregon disa informacione për iDevice-in që po përdorim. Mund të marrim informacion në lidhje me sistemin, në lidhje me memorien fikse dhe atë dinamike, me baterinë dhe shumë informacione të tjera në lidhje me proçeset që ekzekutohen nga sistemi operativ.


- Compass Zen Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Compass Zen Pro është një program i cili na jep mundësinë të keni në iDevice një busull dixhitale e cila shfrytëzon sensorët e aparatit për tju informuar në lidhje me pozicionin aktual, lartësinë dhe shpejtësinë me të cilën po lëvizni. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment