Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Night Sky 4, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Night Sky 4 është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iDevice një guidë në qiellin e natës. Programi do të tregojë të gjitha kombinimet e yjeve duke lëvizu iDevice në drejtim të qiellint. Në qoftë se jeni të apasionuar mbas astronomisë, atëherë ja vlen ta provoni programin në fjalë.


- mix.dj Premium, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
mix.dj Premium është një program i cili përmban me mijëra pjesë muzikore të rrymave të ndryshme të miksuara, të cilat ju mund ti dëgjoni duke patur vetëm një lidhje me rrjetin internet. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. 


Gnumz: Masters of Defense, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një material më i shtrenjtë se diamanti edhe floriri është zbuluar në fshatin tuaj edhe shumë ushtri po afrohen për të ndërtuar minierat e tyre. Në lojë duhet të luftoni kundra krijesave të frikshme për të mbrojtur fshatin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Terra Monsters 3, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Terra Monsters është një e bukur me temë aventurë ku ju duhet të ndihmoni botën të shpëtojë nga pushtimi i krijesave të frikshme të cilat do të bëjnë të pamundurën për ta shkatërruar atë. Duhet të zbuloni vënde mjaft të bukura dhe të luftoni të gjitha krijesat e padëshiruara. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment