Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Crazy Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Crazy Tower është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju do të luani në rolin e një princi që do të bëhet mbret. Për arritur këtë qëllim duhet ta ndihmoni të gjej një princeshë, ta rrëmbejë dhe ta ruaj në kështjellë.


Interlocked, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Interlocked është një lojë mjaft e bukur me temë puzzle ku ju duhet të zbuloni se si të ndani nga njëra tjetra blloqet prej druri të cilat janë ndërthurura midis tyre. Duhet të vini në provë inteligjencën dhe shkathtësinë tuauj për të zgjidhur enigmat e niveleve të ndryshme që do të gjeni gjatë lojës. Ja vlen ta provoni.


ClonErase Camera, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CloneErase Camera është një program mjaft i veçantë i cili do të na lejojë të bashkojmë në një foto të vetme objektet e dy ose më shumë fotove. Gjithashtu ai do të na lejojë ti aplikojmë fotos disa efekte mjaft të këndshme. Ja vlen ta keni këtë program.


Cleaner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cleaner Pro është një program mjaft interesant dhe i dobishëm i cili na jep mundësinë të pastrojmë Rubrikën e Kontakteve nga rrjeshtat e duplikuar të të njëjtit kontakt në mënyrë të thjeshtë dhe me pak hapa. Ja vlen ta keni këtë program.


- Never Gone, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Never Gone është një lojë mjaft e bukur e cila ambjentohet në një periudhë ku bota mbizotërohej nga vampirë dhe njerëz. Ju do të përballeni në dy luftime të gjakshme ku gjatë misioneve do të keni mundësinë të përmirësoni aftësitë luftuese. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment