Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dustoff Heli Rescue, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dustoff Heli Rescue është një lojë në të cilën do të luani në rolin e një piloti që duhet të drejtojë një elikopter në ambjente lufte. Detyra do të jetë mbledhja e të gjithë ushtarëve që duhen shpëtuar nga terreni. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Stone Of Souls, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Stone of Souls është një lojë mjaft e bukur me temë horror ku ju duhet tue zbuloni të gjitha sekretet e gurit të shpitrave për të arritur tek e keqja që ka pushtuar vëndin. Kini kujdes sepse duhet të përballeni me krijesa të frikshme që vijnë nga të gjitha anët.


- Shadow Bug, nga 0.89€, falas. /iPhone
Shadow Bug është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një ninja. Duhet të vrisni të gjitha krijesat e frikshme derisa vëndi të shpëtohet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment