Samsung ka tërhequr nga tregu telefonin më të fundit “Galaxy Note 7”, pasi sipas kompanisë problemet e baterisë mund të shkaktojnë zjarr dhe të shpërthejnë. Vendimi erdhi pas shqetësimit të ngritur në Korenë e Jugut dhe në SHBA, për shpërthim të telefonave gjatë ose pas karikimit.

Kompania në Korenë e Jugut u tha konsumatorëve se ata mund të marrin një telefon tjetër në këmbim. Gjithashtu Samsung ka theksuar se ishte e vështirë që problemi të menaxhohej, pasi ishin shitur 2.5 milionë telefona.

Samsung thotë se është duke kryer testimet e nevojshme për riparimin e avarisë dhe kërkon dy javë kohë për ta korrigjuar atë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment