Submerged është një lojë ku duhet të eksploroni një qytet misterioz të zhytur në ujë. Gjatë aventurës tuaj do të luani në rolin e personazhit Miku duke arritur në qytet në bordin e një barke të vogël sëbashku me vëllain e tij të plagosur, duke lundruar nëpër qytet dhe duke kaluar ndërtesat me një objektiv, të gjeni disa objekte që mund ta ndihmojnë t'i shpëtojnë jetën.

Përveç se do të takoni krijesa të ndryshme që jetojnë aty, do të zbuloni edhe objekte të fshehur që do ju ndihmojnë të zbuloni sekretet e botës ku jetoni. Submerged ka një grafikë të realizuar mirë në çdo detaj me skena të pasura me ngjyra që mund të eksploroni në çdo cep, gjatë ditës dhe natës.


Loja është e disponueshme në App Store me çmimin 4,99€. Kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment