Teknologjia Dual-Camera që do të ketë iPhone 7 Plus pritet të sjellë një ndryshim të madh në kualitetin e fotove dhe filimimeve që do të mund të bëni me këtë iDevice. Teknologjia e përdorur në këtë iDevice quhet OIS (Optical Image Stabilization), e cila siguron zoom analog nëpërmjet njërës nga fotokamerat si dhe një kënd më të gjërë.

Ndërsa përsa i përket iPhone 7, kjo teknologji do të vij duke filluar pas vitit 2017 sepse ka një kosto të lartë dhe gjithsesi Apple kërkon të mbajë një linjë produktesh e cila ka diçka më tepër. Pikërisht teknologjia Dual Camera vlerësohet si funksion që mund të diferencojë këto 2 versione të iPhone.

Nëse kjo teknologji do të bëjë një ndryshim të madh midis iPhone 7 dhe 7 Plus, me siguri do të vlerësohet nga shitjet që do të ketë, ku Apple duket se pret të jenë të larta. Nëse iPhone 7 Plus  krahasohet me  diferencën e  iPhone 6s Plus me iPhone 6, ndryshon pikërisht nga elementi i fotokamerës dhe dimensione e ekranit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment