7 Shtator do të prezantohen modelet e reja iPhone, por mund të ketë edhe surpriza të tjera. Bloomberg ka publikuar një artikull të ri duke zbuluar të gjitha të reja që mund të prezantohen ditën e mërkurë. Kur Bloomberg publikon një thashethem do të thotë se lajmi është praktikisht zyrtar.

Protagonistët kryesorë të konferencës Apple do të jenë iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, të dy të karakterizuar nga një dizajn i ngjashëm me atë të iPhone 6s, por me disa modifikime të vogla. Ka shumë mundësi që të ndryshojë pozicionimi i antenave që do të spostohen në bordet e pajisjes.

Risi edhe për butonin Home, që mund të jetë 3D touch. Në nivel hardware, mund të kemi proçesorë më të shpejtë, 3GB RAM në modelin Plus dhe 2GB RAM për iPhone 7. Me shumë mundësi do të eliminohet porta jack e kufjeve. iPhone 7 Plus mund të ketë edhe një kamerë të dyfishtë. Kurse iPhone 7 kamerë teke, por të përmirësuar.

Apple mund të prezantojë edhe Apple Watch 2, me GPS të integruar, proçesor më të shpejtë dhe bateri më të madhe. Gjithashtu presim një MacBook Pro të ri, por ky mund të vijë në tetor/nëntor. Natyrisht, Apple do të lëshojë versionin final të iOS 10, macOS Sierra, tvOS 10 dhe watchOS 3. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment