SKIP, është një lojë e re shqiptare për iPhone dhe iPad. Një lojë antistres e realizuar nga një grup të rinjsh nga Kosova. Ju ftojmë ta provoni, për të shuar kuriozitetin tuaj, por edhe për të ndihmuar zhvilluesit më të rinj shqiptarë në rrugën e tyre.

Qëllimet kryesore të kësaj loje janë:
  • SKIP synon që shqiptarët, të bashkuar të arrijnë majat e teknologjisë në botë.
  • Ndërgjegjësimi i njerëzve anë e mbanë botës për ngrohjen globale, duke qenë se kjo e fundit po shkakton probleme të mëdha në botën ku ne po jetojmë.
  • Stresi është bërë një ndër arsyet më të mëdha të vdekjes së parakohshme tek njerëzit, prandaj SKIP u mundëson njerëzve të qetësohen duke u përqëndruar në sfidat e lojës.


Loja SKIP :) është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment