Apple ka paralajmëruar përdoruesit e tij se modeli iPhone 7 Jet Black, më i kërkuari dhe më i vështiri për t'u gjetur, është edhe më i ndjeshëm ndaj gërvishjeve, dhe për këtë këshillohet përdorimi i një koveri mbrojtës. A është me të vërtetë kështu?

Kanali YouTube JerryRigEverything ka bërë një test tek iPhone 7 Jet Black, dhe rezultatet duket se konfirmojnë fjalët e Apple. Me një krurëse dhëmbësh, iPhone Jet Black reziston mirë, por kur përdoret një monedhë, objekt që mund të jetë shpesh në kontakt me iPhone në xhep, situata ndryshon dhe shohim gërvishjet e para.

Testi final konfirmon se iPhone 7 Jet Black është shumë më delikat se modelet e tjerë. Për të evituar çdo rrezik, ju këshillojmë të përdorni një këllef mbrojtës për iPhone 7. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment