Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një lojë mjaft bukur e cila dalëngadalë po vendoset në lojërat më të bukura në App Store. E prezantuar nga FDG Mobile Games Gbr nën titulli Oceanhorn, loja i përket kategorisë RPG (Role Playing Game) dhe sipas ekspertëve është një lojë e inspiruar nga Legend of Zelda e kompanisë Nintendo.

Oceanhorn është loja në të cilën do të ndihmoni një djalosh të zbulojë të gjithë ishujt e Uncharted Sea
pasi babai i tij është zhdukur dhe i ka lën atij vetëm një bllok shënimesh me koordinata të cilat janë ishujt që duhet të ndiqen për të arritur në një vënd sekret.

Gjatë rrugës ai do të eksplorojë ishujt në të cilat do të kalojë aventura të ndryshme dhe të zgjidhë misteret duke u bazuar në shkrimet që i ka lënë babai. Gjitashtu aftësitë e tij do të përmirësohen ndjeshëm gjatë lojës sepse dhe vështirësitë rriten.

Loja mund të shkarkohet nga App Store duke paguar shumën 8.79€. Sipas ekspertëve, raporti i çmimit me kënaqësinë që loja ofron, është mjaft i mirë dhe shpenzimi ja vlen të bëhet, nëse jeni i apasionuar pas lojërave me aventurë dhe kërkoni një eksperiencë si loja Zelda. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment