Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm mjaft interesant përsa i përket Jailbreak në iOS 10. Një nga hacker-at që ka punuar kohët e fundit për Jailbreak në iOS 9.3, Luca Tedesco, ka publikuar një video në të cilën shfaqet një iPad në të cilin është instaluar Jailbreak dhe versioni i iOS është versioni 10.

Edhe pse Apple ka përforcuar së tepërmi sigurinë nëpërmjet teknologjisë KPP (Kernel Patch Protection) duke e bërë më të vështirë instalimin e kodit ekzekutiv të Jailbreak, për të apasionuarit kjo nuk është veçse një sfidë të cilën ato arrijnë ta fitojnë, si në këtë rast.

Versioni i Jailbreak prezantuar në video, quhet yaluX dhe sipas hacker-it ai mund të instalohet vetëm në iDevice me proçesor 64-bit. Duhet të keni parasysh do të duhet kohë që ky version të jetë i përdorshëm nga të gjithë por mund të ndodhë që Apple e rregullon dobisën e gjetur nga hacker-i dhe gjithçka duhet të nisë nga fillimi. Ne ju ftojmë të na ndiqni në artikujt  e mëtejshëm në lidhje me këtë temë.


/iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment