Google ka sjellë një aplikacion të ri YouTube Go, i dizenjuar posaçërisht për zgjerimin e aksesit në gjigantin e videove, YouTube. Aplikacioni ka për qëllim përdorimin më efecient të programit të videove edhe në zona ku interneti është i ngadaltë ose i paqëndrueshëm.

Në YouTube Go përdoruesit mund të ruajnë videot për t’i parë ato offline dhe mund të zgjedhin edhe kualitetin dhe madhësinë e videos që duan të shkarkojnë. Aplikacioni gjithashtu lejon shpërndarjen e videove tek përdoruesit në afërsi (offline) dhe punon edhe në shpejtësi shumë të ulët interneti.

“YouTube Go është një aplikacion krejtësisht i ri, i cili ndihmon gjeneratën e ardhshme të përdorueseve të shpërndajnë dhe të shijojnë çdo video të YouTube,” thotë Johanna Wright, menaxhere produkti e YouTube.

Aplikacioni u prezantua fillimisht në Delhi të Indisë, ku kompania prezantoi edhe produkte të tjera në ndihmë të tregut indian. Përdoruesit indianë mund të regjistrohen që tani në YouTube Go, por akoma nuk është përcaktuar se kur do të ofrohet shërbimi edhe në vendet e tjera të botës. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment