Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm i cili lidhet me Samsung Galaxy Note 7. Ky produkt është bërë shkaku për djegien e një makine në Florida. Ndoshta ju duket e ekzagjeruar por shkak për marrjen e zjarrit ka qënë pikërisht bateria difektoze e cila ka shfaqur një problem serioz në të gjithë produktet e shitura deri tani.

Sipas ekspertëve bateria difektoze fillon dhe nxehet deri në pikën e shpërthimit. Gjatë kësaj faze ajo lëshën dhe shkëndijë zjarri që nëse nuk kontrollohen mund të bëhen shkak për aksident me përmasa të mëdha, ashtu siç i ka ndodhur një familiari në Florida. Ai kishte lënë SmartPhone në makinë për tu karikuar dhe ndërkohë që shkarkonte makinën, paprituar ajo është përfshirë nga flakët.


Menjëherë kanë mbërritur zjarrfikësit por ka qënë e pamundur të shpëtohej makina. Gjitashtu edhe objektet e tjera që gjëndeshin në makinë përfshirë SmartPhone, janë dëmtuar. Menjëherë pas kësaj ngjarje, drejtuesit e Samsung kanë kontaktuar qytetarin dhe po mundohen të kuptojnë shkaqet dhe ti japin atij suport të menjëhershëm.

Samsung ka aktivizuar gjithashtu edhe një fushatë të quajtur Produkt Exchange Program, për zëvëndësimin e çdo SmartPhone të prekur nga defekti, me një produkt të ri. Pra nëse keni një Samsung Galaxy Note 7 duhet ta dërgoni menjëherë tek dyqani i blerë dhe të kërkoni një produkt të ri të çertifikuar nga Samsung, sepse përndryshe mund të bëheni objekt i një ngjarje të tillë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment