Apple ka ndryshuar pak pamjen e iPhone, duke filluar nga antenat, e më pas tek fotokamera dhe eliminimi i përhershëm i portës jack për kufjet. Por edhe ngjyrat kanë pësuar ndryshime të mëdha, sidomos versioni Jet Black dhe Black.

Modeli i zi "Black" mund të konsiderohet një version më i errët në krahasim me modelin Space Gray. Ndërsa versioni Jet Black është krejtësisht ndryshe, me një ngjyrë të zezë mjaft të shndritshme. Ja cilat janë diferencat kryesore midis këtyre dy modeleve:

1. Versioni Jet Black është me shkëlqim dhe ka mjaft reflekse, ndërsa versioni Black ka një ngjyrë uniformë me më pak reflekse.

2. Versioni Black ngjan më tepër me një ngjyrë gri të errët, ndërsa modeli Jet Black është shumë më i zi.

3. Versioni Jet Black, pikërisht për efektin e tij pasqyrë, është më i thjeshtë për t'u bërë me shenja, ndërsa versioni Black qëndron më i pastër.

4. Ndryshe nga modeli Jet Black, iPhone 7 Black mund të rrëshkasë më shumë.

5. Me kalimin e kohës iPhone 7 Jet Black do të ketë më shumë gërvishje, ndërsa modeli Black do t'i rezistojë më mirë shenjave të përdorimit.

6. iPhone 7 Jet Black duke qenë se është i disponueshëm vetëm në modelet 128GB dhe 256GB, do të kushtojë më shumë se sa modeli Black. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment