Pas njoftimit se loja Super Mario do të vijë së shpejti në iPhone, Apple ka shtuar në heshtje një buton të ri për të marrë një njoftim për lëshimin e një aplikacioni që nuk është ende i disponueshëm. Deri sot, aplikacionet e reja mund të zbuloheshin vetëm nëpërmjet platformës së beta testing si TestFlight.

Tani, për aplikacionet që nuk janë ende të disponueshme, do të gjejmë një faqe të re në App Store me një buton të dedikuar, që do të aktivizojë një njoftim që do na dëgohet sapo aplikacioni të jetë i disponueshëm.


Në faqen e Super Mario Run, për shembull, nuk do të gjejmë butonin klasik "Get", por një buton "Notify". Pasi t'i klikoni sipër, do të konfirmohet aktivizimi i njoftimit dhe duhet vetëm të presimqë aplikacioni të jetë i disponueshëm për shkarkim. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment